Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tefta Malaj dëshmon për hetuesit: Taulanti ishte xheloz, më pengonte të dilja

2023/05/12 at 9:02 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“E solli me Maserati, i kam regjistruar takimet”, të tjera dëshmi nga krimi në Itali

Tefta Malaj, 39-vjeçarja shqiptare e cila mbeti e plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj, Taulant Malaj, ka dhënë dëshminë e saj ditën e sotme para hetuesve italianë.

Në seancën e zhvilluar mëngjesin e sotëm, Tefta Malaj u tha hetuesve se bashkëshorti i saj “ishte shumë posesiv” dhe “aq xheloz” saqë e pengonte të kishte kontakte me jashtë, madje edhe të dilte nga shtëpia për të pirë kafe me miqtë.

Vitin e fundit, sipas dëshmisë së përcjellë nga agjencia italiane e lajmeve, sjellja e tij ishte përkeqësuar edhe më shumë, për lidhjen jashtëmartesore që ai dyshonte se gruaja kishte me 51-vjeçarin Massimo De Santis. Një lidhje që gruaja e ka mohuar në mënyrë kategorike, duke thënë se bëhej fjalë vetëm për një miqësi të thjeshtë.

Gruaja gjatë seancës së saj në spital, ku ndodhet e shtruar që nga e diela e kaluar, foli për armën e vrasjes, duke thënë se nuk e kishte parë kurrë atë thikë (18 centimetra e gjatë me një teh 8 cm) në shtëpi dhe se ndoshta burri i saj e kishte marrë më herët.

Tefta konfirmoi po ashtu të gjithë dinamikën e krimit të dyfishtë dhe plagosjes së saj, e cila është shfaqur edhe në videot e regjistruara nga kamerat e vendosura në shtëpi, por edhe nga vetë rrëfimi i burrit të saj. Sipas asaj që shkruan ANSA, hetuesit janë përqendruar në mënyrë të veçantë tek marrëdhënia mes bashkëshortëve.

Marrja në pyetje, e cila u zhvillua në departamentin e kirurgjisë së përgjithshme të Policlinico Riuniti të Foggia, zgjati rreth dy orë dhe u zhvillua në prani të zv.prokurorit Antonio Laronga dhe prokurores Sabrina Cicala të ndihmuar nga karabinierët. E pranishme ishte edhe nëna e Teftës, e cila u largua menjëherë më pas në shoqërinë e prokurorit.

Massimo De Santis u vra me 23 plagë me thikë, 16-vjeçarja Jessica me gjashtë goditje, të gjitha në gjoks. Kjo është konstatuar nga autopsia, e kryer në institutin e mjekësisë ligjore të Foggia-s.

Në burg, autori i pranuar për vrasjen e dyfishtë është bukëpjekësi 45-vjeçar Taulant Malaj, i cili dyshohet se fillimisht vrau fqinjin e tij, i bindur se kishte lidhje me gruan e tij dhe më pas vrau vajzën e tij Xhesika në tentativë për të mbrojtur nënën e saj.

Tefta Malaj po ashtu para hetuesve mësohet të jetë shprehur se kamerat në shtëpi, në dhomën e ndenjes dhe atë të gjumit, i kishte vendosur për të kontrolluar të shoqin, pasi kishte mësuar se ai ngacmonte seksualisht Jessica-n, kur ajo ishte 14-vjeçe.

Për momentin Tefta vijon të jetë e shtruar në spital, ndërsa varrimi i vajzës së saj, i propozuar nga tezja e viktimës, mund të bëhet në Shqipëri./Opinion.al

Etiketa: italiTaulant MalajTefta Malajvrasje

Ju sugjerojmë

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj
-U tha në Opinion

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

2 Qershor, 2025 11:42 pm
“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
-U tha në Opinion

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

2 Qershor, 2025 11:24 pm
Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…
-U tha në Opinion

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

2 Qershor, 2025 11:07 pm
Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
-U tha në Opinion

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

2 Qershor, 2025 10:36 pm
Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime
Aktualitet

Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime

2 Qershor, 2025 9:28 pm
Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje
Aktualitet

Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje

2 Qershor, 2025 9:16 pm
Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën
Bota

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën

2 Qershor, 2025 9:04 pm
PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes
Politikë

PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes

2 Qershor, 2025 8:54 pm
Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, profesori italian tenton vetëvrasjen
Bota

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, profesori italian tenton vetëvrasjen

2 Qershor, 2025 8:36 pm
PD kërkoi hetim, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak…
Politikë

PD kërkoi hetim, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak…

2 Qershor, 2025 8:23 pm
Para
14 Maji, Meta: Opozita do t’i bëjë Ramës një trepikësh të paparë, Tiranë,Durrës,Elbasan

14 Maji, Meta: Opozita do t’i bëjë Ramës një trepikësh të paparë, Tiranë,Durrës,Elbasan

Berisha-Ramës: Të garantoj se rryma e ndryshimit do të të marrë përpara, do të të fshijë

Berisha-Ramës: Të garantoj se rryma e ndryshimit do të të marrë përpara, do të të fshijë

Aksident në aksin Fushë Krujë-Milot, tre persona të plagosur

Konflikt mes çiftit, gruaja plagos me thikë bashkëshortin 25-vjeçar

TE FUNDIT

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj
2 Qershor, 2025

Liri Berisha ka rrëfyer detaje interesante nga takimet e saj me Gonxhe Bojaxhiun (Nënë Terezën), takime këto të zhvilluara si...

Lexo më shumë

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
2 Qershor, 2025

Teksa shumë gjëra mbeten të panjohura për jetën e Gonxhe Bojaxhiu, Lirie Berisha zbulon disa detaje të cilat nxjerrin në...

Lexo më shumë

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…
2 Qershor, 2025

Liri Berisha, ka folur për librin “Nënë Tereza në jetën time”, që ka hedhur dritë mbi identitetin e Gonxhe Bojaxhiu,...

Lexo më shumë

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
2 Qershor, 2025

Nënë Tereza fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979. Lajmi në atë kohë mbërriti edhe në Shqipëri, edhe pse...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com