Pjesëmarrës në protestën e opozitës kanë qenë edhe përfaqësues nga Partia e Lirisë.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi foli për një zhvendosje të mundshme të protestuesve drejt Surrelit, atje ku banon kryeministri i vendit Edi Rama.
“Të shkojmë në Surrel në shtëpinë e Edi Ramës, të shkojmë në shtëpinë e Erion Veliajt, t’u japim ndëshkimin që meritojnë! Kanë dalë për të provokuar këta qytetarë paqësorë që janë më të vendosur se kurrë për t’u ballafaquar dhëmbë për dhëmbë me këtë regjim”, deklaroi ai.