Kryesore

Teatri/ Rama fajëson opozitën dhe lajmet e rreme në gazetën franceze


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:44 - 31/05/20 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka folur për gazetën franceze ”Le Monde” në lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar. Rama është shprehur se prishja e godinës së Teatrit Kombëtarprodhoi zemërimin e opozitës dhe një ortek lajmesh të rreme.

Teksa merr në mbrojtje vendimin për shembjen e teatrit, Rama thotë se është zhgënjyese të konstatosh se deri në çfarë pike gënjeshtrat dhe të vërtetat e cunguara përhapen në botën tonë në ditët e sotme.

Këtë muaj, Këshilli Bashkiak i Tiranës urdhëroi shkatërrimin e ndërtesës së Teatrit Kombëtar në Tiranë. Shembja e tij u bë në orët e para të mëngjesit, ndërsa shumë artistë të cilët ishin në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, shprehen se prishja nisi në një kohë kur ata ishin brenda godinës.

Ndërkohë, “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” vijon protestat për rindërtimin e teatrit ku ishte dhe siç ishte, ndërsa kërkojnë dhe ndëshkimin nga drejtësia e personave përgjegjës për shkatërrimin e godinës.

Teatri kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës në një kohë kur e gjithë vëmendja ishte e fokusuar në pandeminë COVID-19. Edhe vendimi i Këshillit Bashkiak ka hije dyshimi se sa i drejtë ishte, ndërsa kryebashkiaku Veliaj ka theksuar disa herë që do të respektoi vendimin e Këshillit për shembjen e teatrit.

“Ndërsa tashmë kishte filluar puna e prishjes, disa parti politike shpejt organizuan një demonstrim, i cili për fat të keq u përshkallëzua, duke çuar në shtrimin në spital të dy oficerëve të policisë. Asnjë nga protestuesit nuk u plagos. Kritikët e projektit të ri, në të vërtetë mjaft të pakët në numër, na akuzuan për fshirjen e një elementi jetik të trashëgimisë kombëtare dhe historisë kulturore. Ky është edhe një ilustrim i përsosur që tregon se si informacioni i cunguar në mënyrë të pashmangshme shndërrohet në një gënjeshtër të madhe, duke i shtuar kësaj fatkeqësinë e botës, siç e thotë aq mirë Albert Camus. Sipas ekspertëve të trashëgimisë, të cilët janë shprehur me kalimin e kohës sa herë që ky argument kthehet në rendin e ditës, nuk kishte absolutisht asgjë jetike për këtë strukturë të shkatërruar, të ndërtuar në 1939-n si një vend argëtimi për forcat pushtuese italiane që jetonin në Tiranë gjatë Luftës së Dytë Botërore. I ndërtuar me tallash të parafabrikuar dhe ashkla druri, misioni i tij ishte i përkohshëm. E vërteta të detyron: Ndërtesa e Teatrit Kombëtar asnjëherë nuk është klasifikuar si një monument i mbrojtur. Me gjithë këtë histori të zymtë, opozita politike shqiptare ka arritur të ndërtojë një legjendë sipas së cilës kjo ndërtesë e rrënuar, e projektuar dobët dhe pa unitet estetik ishte zemra dhe shpirti i kulturës shqiptare. Për ironi, disa prej tyre, kur ishin në qeveri, kërkonin madje të ndërtonin një teatër të ri diku tjetër dhe ta shembnin për të ndërtuar një qendër tregtare në vendin e tij. Duke marrë këtë informacion pa verifikuar faktet, shumë burime të medieve përdorën fjalë shumë të ashpra për këtë prishje si një ilustrim të tendencave autoritare, madje përdorën si krahasim edhe Hitlerin. E gjitha kjo, pa verifikuar faktet dhe pa përmendur fare procesin e saktë të konsultimit publik me qytetarët që u zhvillua në lidhje me këtë teatër dhe që zgjati dy vjet e gjysmë. Planet për teatrin e ri u zbuluan për herë të parë në një takim në 2018, i transmetuar edhe në televizion, me pjesëmarrjen e artistëve dhe të gjithë palëve të interesuara, si edhe të autorit të projektit të ri, arkitektit danez me famë botërore, Bjarke Ingels.”

Pas