Thomas Greminger, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, i është përgjigjur Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Greminger është shprehur në reagimin e tij, se përgjigja ndaj ftesës publike është nxjerrë nga konteksti.
Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së u ka bërë thirrje partive politike që të vetëpërmbahen dhe të presin vendimin e institucioneve ligjore mbi debatin e krijuar për prishjen apo jo të godinës së Teatrit Kombëtar.
“Vërej me shqetësim se përgjigja ime ndaj një ftese publike është nxjerrë nga konteksti. Këshilla ime për të gjitha palët ishte dhe është që të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe t’i lënë procedurave institucionale kohën e duhur për marrjen e një vendimi në lidhje me një çështje të ndjeshme e të politizuar. Jam i bindur se institucionet do të jenë të afta që t’i japin zgjidhje kësaj çështjeje ligjore, në përputhje me sundimin e ligjit dhe parimet demokratike. Unë dhe OSBE mbetemi të përkushtuar që të mbështesim procesin e reformave”-shkruan ai./ Opinion.al E.Xh.