Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Teatri i kullave/ PD publikon projektin dhe bën thirrje: Eshtë koha që çdo shqiptar të ngrihet për kuazën e artistëve

2018/06/30 at 2:48 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Teatri i kullave/ PD publikon projektin dhe bën thirrje: Eshtë koha që çdo shqiptar të ngrihet për kuazën e artistëve

Kryetarja e Komisionit të Kulturës Albana Vokshi, nga selia e PD tha se Qeveria dhe Bashkia po mashtrojnë pasi në tokën publike ku gjendet teatri kombetar do te ngrihen 3 nga 6 kullat (total) te kompanise “Fusha”.
PD u bën thirrje shqiptareve te ngrihen per te mbrojtur pronen publike dhe te gjenden krah artisteve që po protestojnë.

Deklarata e plotë

Edi Rama dhe Erion Veliaj e kanë mbajtur të fshehtë deri më sot projektin e kompanisë së tyre private, që do të shkatërrojë Teatrin Kombëtar dhe do të ndërtojë 6 kulla në qendrën historike të kryeqytetit.
Kryeministri dhe kryebashkiaku gënjejnë publikisht, kur thonë se territori i Teatrit nuk do të preket asnjë centimetër.


Gënjejnë për të mbrojtur milionat e tyre të paligjshme nga droga dhe korrupsioni. Miliona që duan t’i pastrojnë duke bërë një krim edhe më të madh: shembjen e Teatrit Kombëtar, grabitjen e pronës së tij dhe pjesës tjetër pranë tij, si dhe noterizimin e grabitjes dhe pastrimit të parave nëpërmjet ligjit të jashtëzakonshëm, që duan ta miratojnë në parlament me urgjencë deri të enjten.

Harta që po publikojmë sot tregon sipërfaqen e Teatrit Kombëtar, sipas vërtetimit hipotekor.
5.522 m2 janë pronë e Teatrit Kombëtar, për të cilin Veliaj tha se nuk preket asnjë centimetër. Por harta tregon qartë se projekti i Edi Ramës për shkatërrimin e Teatrit, parashikon ngritjen e 3 kullave në territorin e Teatrit Kombëtar.

Përfitimi minimal i përllogaritur nga ekspertët është 205 milionë euro.

Për të rritur sa më shumë fitimin nga kullat e krimit, Edi Rama i ka vënë tokës publike në qendrën historike të Tiranës çmimin qesharak 470 euro për metër katror, ndërkohë që çmimi në atë zonë për një apartament apo biznes është 5 -10 herë më i shtrenjtë, por në asnjë rast më pak se 2500 euro metri katror.

Prej më shumë se dy javësh, Kryetari i Bashkisë refuzon kërkesën e opozitës për të dhënë shpjegime në Komisionin Parlamentar, si dhe refuzon të përmbushë detyrimin ligjor për të dhënë informacion me shkrim rreth projektit të propozuar nga kompania “Fusha”, ku përcaktohet hedhja në erë e Teatrit Kombëtar dhe ngritja e 6 kullave.

Në shkelje të afateve ligjore, Erion Veliaj, sekseri i Edi Ramës në bashki, nuk ka sjellë asnjë përgjigje në Parlament, duke mbajtur të fshehtë Skemën e Grabitjes së Teatrit Kombëtar dhe Pronës Publike në mes të Tiranës.

Skema e grabitjes është paracaktuar në zyrën e Edi Ramës që, pasi nxorën jashtë funksionit Gjykatën Kushtetuese, ka planifikuar të miratojë me urgjencë, brenda dy ditësh, vjedhjen e shqiptarëve me ligj të jashtëzakonshëm dhe antikushtetues.

Janë këto grabitje që ia kanë mbyllur derën Shqipërisë për në Europë, e cila refuzon një kryeministër hajdut si Edi Rama.

Tani, është në dorën tonë të mos lejojmë Edi Ramën të shkatërrojë çdo vlerë të identitetit kulturor dhe europian të shqiptarëve!

Të mos e lejojmë të na përdhosë dinjitetin njerëzor, i vetmi etalon që përcakton, nëse jemi apo jo europianë.

Partia Demokratike iu bashkohet artistëve në kauzën e drejtë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar!
Është koha që çdo shqiptar me dinjitet ta bëjë këtë!

Etiketa: GRABITJEkullaPDprotestateatrithirrje per protestatoka publike


Ju sugjerojmë

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has
Aktualitet

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has

20 Maj, 2025 9:33 pm
Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend
Kryesore

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend

20 Maj, 2025 9:04 pm
1/3 e automjeteve ngel në kolaudim
Aktualitet

1/3 e automjeteve ngel në kolaudim

20 Maj, 2025 8:24 pm
Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje
Aktualitet

Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje

20 Maj, 2025 8:07 pm
Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
Kryesore

11 Maji, Meta: Të analizohet rezultati i zgjedhjeve në çdo Qendër Votimi në Tiranë

20 Maj, 2025 7:25 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD i kërkon KQZ që të mos certifikojë rezultatin nga votat e diasporës dhe auditim

20 Maj, 2025 6:33 pm
Ja cilat janë 13 shkeljet gjatë zgjedhjeve që mund t’ju çojnë në dyert e SPAK
Kryesore

Krimet zgjedhore/SPAK aksion në bashkinë e Klosit,sekuestrohet kompjutera e telefona

20 Maj, 2025 6:33 pm
Pse është i rëndësishëm raportimi me kujdes për rastet tragjike
Aktualitet

Pse është i rëndësishëm raportimi me kujdes për rastet tragjike

20 Maj, 2025 5:20 pm
Akuzohen për shpërdorim detyre, APM ndalon 3 policë dhe një doganier
Aktualitet

Akuzohen për shpërdorim detyre, APM ndalon 3 policë dhe një doganier

20 Maj, 2025 5:09 pm
“Filtër fiskal e regjistër elektronik”/ Qeveria, gati ndryshimet në ligjin për PPP
Aktualitet

“Filtër fiskal e regjistër elektronik”/ Qeveria, gati ndryshimet në ligjin për PPP

20 Maj, 2025 4:14 pm
Para
Si ta bëni Shën Valentinin sa më seksi bazuar në shenjën e horoskopit

Nëse partneri juaj i përket njërës prej këtyre shenjave horoskopi, bëni shumë kujdes

U raportua e vdekur, 5-vjeçares nga Fieri i ndodh mrekullia në spital

U raportua e vdekur, 5-vjeçares nga Fieri i ndodh mrekullia në spital

Xhafaj: Vëllai im do të vuajë burgun për një Agron tjetër 16 vjet më parë

Vdekja e shoferit, reagon Xhafaj: Kam humbur një njeri të afërt. Nuk komentoj rrethanat e ngjarjes
















TE FUNDIT

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza
20 Maj, 2025

Një zëdhënës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tha se ende nuk është shpërndarë asnjë ndihmë në Gaza. Sipas mediave...

Lexo më shumë

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…
20 Maj, 2025

Ushtria izraelite do të përshkallëzojë operacionet e saj kundër lëvizjes Hamas në Rripin e Gazës, duke pushtuar më shumë territor...

Lexo më shumë

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has
20 Maj, 2025

Lidhur me vrasjen e ndodhurmë 7 maj të këtij viti në fshatin Tpla të Krumës në Has, emisioni “Stop” ndalet...

Lexo më shumë

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend
20 Maj, 2025

Marrëveshja dypalëshe e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë do tu japi mundësinë qytetarëve shqiptarë, por edhe italianë që të bashkojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com