Aktualitet

Teatri/ Eurodeputetet-Komisionit Europian: Liria e shprehjes është dhunuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:18 - 11/06/20 |
Opi Nion

Shembja e Teatrit Kombëtar ngjalli reagimin e qytetarëve shqiptarë, por dhe të institucioneve ndërkombëtare. Tre deputetë të Parlamentit Europian i janë drejtuar Komisionit Europian mbi shembjen e teatrit.

Bëhet fjalë për Eurodeputetet e grupimit parlamentar të Partisë Popullore Europiane, Lidia Pereira (EPP), Maria da Graça Carvalho (EPP), Claudia Monteiro de Aguiar (EPP).

Eurodeputetet i janë drejtuar Komisionit Europian me dy pyetje;

1 – A është Komisioni në dijeni për mënyrën se si janë arrestuar protestuesit?

2 – Çfarë impakti pret Komisioni që të ketë ky veprim mbi politikën e fqinjësisë shqiptare dhe hapjen e negociatave?

Sipas tyre liria e shprehjes është dhunuar, ndërsa theksojnë dhe impaktin që pati ky veprim në rrugën evropian të Shqipërisë.

“Bashkimi Europian ka një politikë fqinjësie të rrënjosur në bashkëpunimin politik, mbështetjen për zhvillimin ekonomik e social dhe mbrojtjen e vlerave që përkufizojnë projektin europian. Siç u pa edhe tek samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor në 6 Maj (e cila rezultoi në një paketë ndihme prej 3 miliard eurosh), afrimiteti mes BE dhe Ballkanit Perëndimor është një shembull shumë i mirë i kësaj politike, e cila përfshin 6 vende kandidate bashkë me Shqipërinë. Në 17 Maj, autoritetet shqiptare shkatërruan Teatrin Kombëtar në Tiranë, një ndërtesë e vlerësuar nga Europa Nostra si një prej shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë. Shembja e ndërtesës u dënua nga Presidenti i Shqipërisë dhe nga shumë institucione shqiptare dhe europiane. Forcat shqiptare të sigurisë arrestuan me dhjetëra protestues, gjatë shembjes, përfshirë këtu edhe figura politike, gazetarë dhe aktivistë. Liria e shprehjes është një prej shtyllave të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Këto liri janë dhunuar. A mund të përgjigjet Komisioni Europian për:
1 – A është Komisioni në dijeni për mënyrën se si janë arrestuar protestuesit?
2 – Çfarë impakti pret Komisioni që të ketë ky veprim mbi politikën e fqinjësisë shqiptare dhe hapjen e negociatave?”,
thuhet në reagimin e 3 eurodeputetëve./ Opinion.al

Pas