“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” vijon mbledhjen e firmave për peticionin e ndërtimit të Teatrit Kombëtar ku ishte dhe siç ishte.
Ditën e sotme, “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” ka ndaluar në qytetin e Lushnjës, nga ku regjisori Budina u ka bërë thirrje qytetarëve që të firmosin peticionin.
Po ashtu, në fjalën e tij, Budina tha artistët dhe qytetarët po forcojnë rezistencën, ndërsa shtoi se objektivi i i artistëve nuk është krijimi i një partie të re.
“Ne nuk jemi për të bërë parti të re. Jemi për të sjellë qytetarinë në politikën shqiptare. Jemi këtu që të bashkojmë të gjithë qytetarët”, tha Budina./Opinion.al