Aktualitet

Teatri/ Aleanca: Do t’u drejtohemi institucioneve ndërkombëtare  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:09 - 31/07/21 |
Opi Nion

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar lidhur me vendimin për të kaluar në pronësi të Bashkisë së Tiranës truallin e Teatrit Kombëtar. Juristja Adriana Kalaja i ka bërë thirrje SPAK-ut të marrë masa urgjente, ndërsa tha se nëse nuk ka një përgjigje nga institucionet shqiptare do të drejtohen në institucione ndërkombëtare.

“Disa njerëz që drejtojnë këtë vend, kanë marrë peng institucionet dhe Shqipërinë. Unë nga dje sot, i kam bërë pyetje vetes nga më të ndryshmet, ajo që nuk i jap përgjigje është se kush do ta ndalë këtë katastrofë në sistemin e drejtësisë. Nëse nuk e keni harruar, kemi filluar të harrojmë veprat kriminale që po bën ky shtet. E ndalojmë dot, e ndalon dot një vendim i Gjykatës Kushtetuese. Kush do ta ndalojë? Në emër të të gjithë Aleancës, i kërkoj SPAK marrjen e masave emergjente pasi vetëm SPAK duhet të vendosë drejtësi përsa kohë që institucionet nuk reagojnë. Nëse nuk kemi një reagim nga institucionet shqiptare, do i drejtohemi atyre ndërkombëtare. Ne do luftojmë dhe drejtësinë do e rivëmë. Do e ringremë aty ku ishte”, tha Kalaja.

Ndërkohë regjosori Edmond Budina, i përfshirë që në fillime në çështjen e Teatrit, kërkoi që qytetarët të ngrihen kundër këtij vendimi.

“Iu bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos heshtin, duhet të ngriheni kundër kësaj kaste fashiste. Të shkelësh Gjykatën Kushtetuese, do të thotë që ke gjithçka në dorë. I bëj thirrje opozitës, presidentit që të reagojnë dhe të mos heshtin. Kam një thirrje të veçantë për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të nderuar gjyqtarë, ju që morët një vendim shumë të drejtë, të bindur, a jeni akoma të bindur se ky shtet ju ka vënë priftërinj për tu rruar mjekrën dhe a keni guxim të jepni dorëheqjen”, u shpreh Budina./Opinion.al

 

 

 

Pas