Që në nisje të Botërorit Rusi 2018, në opinion.al u hap një sondazh ku do të votohej për skuadrën që është favorite për fitoren e Kupës së Botës.
Mes të gjitha skuadrave u zgjodhën si më favoritet 5 kombëtare, të cilat duhet thënë se kanë dhe tifozët më të shumtë në vendin tonë, Gjermania, Brazili, Spanja, Franca dhe Argjentina.
Pasi Gjermania u eliminua nga botërori pasditen e kësaj të mërkure, ku Koreja e Jugut shënoi dy gola duket se sondazhit në Opinion.al i erdhi fundi dhe rezultati është tepër interesant.
Mesa duket lexuesit e opinion.al qenkan tifozë të Gjermanisë, pasi kanë renditur Kombëtaren e Gjermanisë si fituesen e këtij Botërori.
E para është renditur Gjermania e cila ka marrë 35.38% të votave.
Më pas kombëtarja e Brazilit e cila ka marrë 29.41% të votave.
E treta si alternativë për fituesen e kupës së Botës nga sondazhit Opinion.al është renditur Spanja me 13.24% të votave.
Në vend të katërt është renditur Argjentina dhe në vend të fundit me 10.70% Franca.
Ndërkohë pas mbylljes së këtij sondazhi, sot është rihapur një i ri në opinion.al, ku sërish mund të votoni për skuadrën që ju mendoni se do të fitoj Botërorin Rusi 2018.