Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të zhdukurit në Vlorë, nën hetim nga Krimet e Rënda

2018/12/05 at 9:38 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Të zhdukurit në Vlorë, nën hetim nga Krimet e Rënda
(Elvis Troqe)

Prokuroria e Krimeve të Rënda merr në dorëzim dosjet e ngjarjeve kriminale të ndodhura kohët e fundit në Vlorë. Pas kalimit të dosjeve me disa të zhdukur në kryeqytet, prokurorët e Krimeve të Rënda kanë nisur tashmë hetimet.


“Panorama” mëson se pas publikimit të një deklarate nga ana e Policisë së Vlorës se kemi të bëjmë me 23 persona të zhdukur, dosjet për të paktën tre prej tyre kanë kaluar te Krimet e Rënda.

Dy nga të zhdukurit e fundit në Vlorë, të cilët dyshohet se janë ekzekutuar nga grupet kriminale janë Albano Xhaferri dhe Elvis Troqe, të cilët kanë humbur gjurmët përkatësisht në qershor dhe korrik të këtij viti. Dy të rinjtë kishin pak kohë që ishin kthyer nga Spanja dhe ngjarja u mendua se kishte lidhje me prishjet e pazareve të drogës, por të afërmit mohojnë që të kenë pasur njohje me njëri-tjetrin.

Ka qenë një person i identifikuar si Gazmend Merkaj, i cili ka hedhur dritë mbi rrëmbimin e Albano Xhaferrit. Ai ka bërë një kallëzim në Policinë e Fierit, duke u thënë oficerëve të Policisë se Albano Xhaferri është ekzekutuar me çekiç. Sipas tij, ai është ekzekutuar nga tre persona për llogari të Edison Harizajt, i cili u ekzekutua në Durrës tri javë më parë. Ndërsa për zhdukjen e Elvis Troqes, babai i tij është shprehur në media se ka shumë pak gjasa që djali i tij të jetë gjallë.

Elvis Troqe u zhduk pasditen e 17 korrikut 2018 në qytetin e Vlorës. Në një video të publikuar në media, i riu shihet teksa hipën në një automjet tip “MercedesBenz” dhe prej atij momenti fati i tij nuk dihet. Ndërsa prej qershorit 2017 rezulton i zhdukur Marjo Metushi, i cili njihej në qytetin e Vlorës si skafist, i cili kishte bërë drejt Italisë rreth 7 rrugë me gomone duke trafikuar kanabis dhe një grup kriminal i detyrohej një sasi parash rreth 200 mijë euro.

Edhe për këtë person, babai i tij deklaron se djali i tij është ekzekutuar dhe është zhdukur nga personat që i kishin këtë borxh. Leonard Mehmeti, babai i tre fëmijëve, është një tjetër i zhdukur mesditën e 22 nëntorit të vitit 2016. Leonardi, i njohur me emrin Nani, kishte ngritur bizneset e tij. Një restorant në zonën e “Lungo Mares” dhe një fermë kuajsh në Panaja të Vlorës, ku dhe është parë herën e fundit i gjallë.

Vëllai i Nanit ka thënë se nuk ka dyshime se vëllai i tij është ekzekutuar dhe është zhdukur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Mehmeti tregon se i vëllai frekuentonte shpesh Durrësin për shkak të miqësisë që kishte me Ervin Dalipajn dhe Xhino Dautajn. Dalipaj akuzohej për rrëmbimin dhe ekzekutimin e Gazmend Çollakut. Ai së bashku me Dautajn u ekzekutuan në 2016 në autostradën Tiranë-Durrës.

Burimi: Panorama 

 

 

Etiketa: krimet e rendanisin hetimette zhdukurit ne vlore


Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

31 Dhjetor, 2025 8:12 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

31 Dhjetor, 2025 8:11 am
EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur
Kronikë

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

30 Dhjetor, 2025 9:39 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

30 Dhjetor, 2025 9:00 pm
OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit
Aktualitet

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit

30 Dhjetor, 2025 6:06 pm
Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj
Kryesore

Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj

30 Dhjetor, 2025 2:12 pm
Berisha: Qytetarët u vodhën më shumë se kurrë në vitin 2025
Kryesore

Berisha: Qytetarët u vodhën më shumë se kurrë në vitin 2025

30 Dhjetor, 2025 12:58 pm
Hetimet e SPAK, Rama: AKSHI institucion krenarie, ndihmë për integrimin në BE
Kryesore

Hetimet e SPAK, Rama: AKSHI institucion krenarie, ndihmë për integrimin në BE

30 Dhjetor, 2025 12:41 pm
Protestat e PD, Rama: Unë në zyrë, të tjerët poshtë penxheres
Kryesore

Protestat e PD, Rama: Unë në zyrë, të tjerët poshtë penxheres

30 Dhjetor, 2025 12:09 pm
Rama për akuzën e SPAK ndaj Ballukut: Dosja me 16 mijë faqe më provokon
Kryesore

Rama për akuzën e SPAK ndaj Ballukut: Dosja me 16 mijë faqe më provokon

30 Dhjetor, 2025 12:05 pm
Para
Çfarë thotë shkenca për gratë me vithe të mëdha?

Çfarë thotë shkenca për gratë me vithe të mëdha?

Policia reagon lidhur me denoncimin e Berishës për djalin e kryebashkiakut

Berisha: Ja kur e dëgjova për herë të parë ndarjen e Kosovës

Protesta, bashkohen dhe studentët e Elbasanit: Bojkotohet mësimi

Studentët i drejtojnë ministres katër kërkesa: Keni afat deri nesër
















TE FUNDIT

Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj

Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj
31 Dhjetor, 2025

Ushtria e Zvicrës po planifikon zgjerim të madh të shpenzimeve të saj për kërkim dhe bashkëpunim më të ngushtë me...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
31 Dhjetor, 2025

Nata e ndërrimit të viteve do të dominohet nga mot; kryesisht i kthjellët, por shumë i ftohtë; situatë kjo si...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
31 Dhjetor, 2025

Dashi Sot do ja kaloni aq mire ne krahët e atij qe keni ne krah saqë do ju duket sikur...

Lexo më shumë

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve
30 Dhjetor, 2025

Një grabitje që duket si skenar filmi ka tronditur Gjermaninë në ditët e fundit të vitit 2025. Autorë ende të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com