Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Të vraftë Zoti, skizofren…” Gruaja e sëmurë terrorizon pallatin, del natën me çekiç…

2023/06/05 at 9:40 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Të vraftë Zoti, skizofren…” Gruaja e sëmurë terrorizon pallatin, del natën me çekiç…

Një zonjë, 73 vjeçe, është  kthyer në një shqetësim serioz për  banorët e një pallati në  lagjen “5 Maj”  të Tiranës. Sipas tyre dhe sipas videove të siguruara, e moshuara në orët e vona të natës, dëmton me mjete të forta apartamentet dhe ngre zërin.

“Një femër e cila është e sëmurë mendore u bë disa muaj që na krijon shqetësime shumë të mëdha. Këto shqetësime nuk janë një pauzë ose një fjalë, por kjo ngrihet natën, merr çekiçin dhe na thyen dyert. Bërtet dhe thotë fikini motorat. Se çfarë motorash ka këtu, është shumë e rëndë. Ne e kuptojmë se ky njeri është i sëmurë psikik dhe e kemi kuptuar që i vetmi institucion ku mund të shkojmë është policia. Më përpara ka qenë më e qetë. Me kalimin e kohës gjendja e saj është rënduar edhe del vetë natën. Po të bësh muhabet me të nuk kupton që është me të tilla mangësi në të gjykuar. Flet normal, por veprimet natën i ka të tmerrshme”, tha një banor.

Banorët tregojnë se kjo situatë ka rreth 4 vjet, por dy vitet e fundit është bërë më shqetësuese.

“Ka 4-5 vjet, por shqetësimet kanë 2 vjet afërsisht që vijnë duke u rritur. Ne e kuptojmë, nuk duam t’i bëjmë keq. Nuk është se duam ta mbyllim mezor nëpër hekura, por kurimi është edhe një shpëtim për të, edhe një shpëtim për ne”, tha banori.

E moshuara, sipas informacioneve, jeton e vetme. Sipas filmimeve të disa banorëve janë disa pamje ku dëshmohen veprimet e zonjës në fjalë.

E moshuara: Të vraftë Zoti, se më ke çarë derën e shtëpisë sime, që e kam blerë me lekë! Kafshë! Psikopat!  Skizofen! Shko vizitohu, se je skizofren! Ç’do këtu? Shko te haleja jote!  Shko në zyrat e shtetit! Është zyrë private kjo, ç’do këtu ti? Çfarë kërkon këtu ti? Ke katër vjet, që bën kështu lojërash. Ashtu siç fike sobën, fike dushin! Katër vjet, dushi ndezur. Si jetoj unë, plakë, vetëm? T’u fiktë jeta, Inshallah! Flasim si njerëz me logjikë. Hape derën, se nuk të vras! Hape derën, të flasim me logjikë, si njerëz. Po ti s’ke shkollë, je debil, je analfabet! Unë të shpëtova nga vdekja, mor plehrë! S’ke surrat me hap derën, se je maskara burrë! O debil! O kafshë e pyllit! O injorant, o racë  e poshtër!

Megjithëse e denoncuar disa herë në polici dhe kallëzuar në prokurori, asnjëherë nuk u gjykua se ajo ka nevojë për mjekun. Madje një kallëzim ndaj zonjës në fjalë ka pasur edhe sepse ka dhunuar një vajzë 10-vjeçare pa asnjë shkak.

E moshuara në një regjistrim telefonik është shprehur: Ka 2 vjet e gjysmë që i bie ziles.

Ankuesja: A e di që nuk lejohet me i kap prej veshi fëmijën?

E moshuara: E kapa s për shenjë, sa për frikë.

“Një person që vuan nga probleme të shëndetit mendor në një moment të caktuar mund të paraqesë rrezikshmëri për komunitetin. Dhe kjo mund të ndodhë edhe kur është me mjekim sepse sëmundjet e shëndetit mendor janë të ndërlikuara. Kur mbahen me mjekim ata janë të qetë. Nuk e përjashtojmë dot mundësinë që ata mund të bëhen shkak për të kryer vepra penale të ndryshme”, tha Valentina Asabella, mjeke psikiatre.

Emisionit “Stop”, për tre ditë me radhë qëndroi nën vëzhgimin e zonjës. “Stop” kërkoi të bisedonte edhe më të, por ishte e pamundur, pasi nuk përgjigjej. Pas kësaj, “Stop” kërkoi mbështetje nga policia dhe mjekët specialistë.

E moshuara: Kush është?

Polici: Policia, hape pak derën!

E moshuara: Jam sëmurë, jam shumë sëmurë, ma ka marrë vëllai çelësin.

Polici: Shiko, se mos e gjen çelësin, hape pak derën, policia jemi!

E moshuara: Shko në komisariat, mua mos më shqetëso më, se jam shumë e sëmurë! Nuk ta hap derën, se jam shumë e sëmurë.

Polici: Jemi këtu për të të ndihmuar ty, hape pak derën, të lutem!

E moshuara: Nuk e hap asnjë çikë derën, shko në komisariat ankohu!

Mjekja spikiatre: Unë jam doktoresha.

E moshuara: Bëra serum, jam shumë e sëmurë.

Mjekja psikiatre: Mund ta hapësh derën, që mund të të ndihmoj?

E moshuara: Jam doktoreshë vetë, s’kam nevojë për ty!

Mjekja psikiatre: Po sikur të bashkëpunojmë bashkë? Si thua?

E moshuara: S’kam nevojë fare, moj motër! Më lër rehat, tani! Çfarë do më ndihmosh ti mua?

Mjekja psikiatre: Vetëm në qoftë se ke nevojë për ndonjë ndihmë shëndetësore. Po më thua që jam e sëmurë, të të ndihmojmë, kaq! Për të të ndihmuar, çdo pyetje, që po të bëj, është për të të ndihmuar ty.

E moshuara: Ik tani, mos na çaj b**hën shumë!

Psikologia: Më dëgjon, do ta hapësh pak derën? Vetëm të flasim e të më sqarosh nga afër, çfarë shqetësimi ke!

Por në fund kjo qytetare u dërgua për trajtim dhe do të mbahet nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve, edhe pasi të dalë nga spitali psikiatrik në Tiranë./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Aktualitet

Trafikonin shtetase nga Kolumbia dhe Panamaja për prostitucion/1 në pranga, tjetri..

9 Korrik, 2025 1:16 pm
Vriten 40 palestinezë në Gazë, teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim
Bota

Vriten 40 palestinezë në Gazë, teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim

9 Korrik, 2025 1:13 pm
Bachelor në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit/Policia: 150 kuota pranimi, kriteret..
Aktualitet

Bachelor në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit/Policia: 150 kuota pranimi, kriteret..

9 Korrik, 2025 1:05 pm
“Asnjë pëllëmbë s’është tokë e xanun!”/Shembjet në Theth, Berisha: Krim i shëmtuar!
Aktualitet

“Asnjë pëllëmbë s’është tokë e xanun!”/Shembjet në Theth, Berisha: Krim i shëmtuar!

9 Korrik, 2025 12:54 pm
Emri/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 39-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Emri/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 39-vjeçari në Durrës

9 Korrik, 2025 12:39 pm
“PE miratoi Rezolutën për Shqipërinë”, Spiropali: Vlerësohet progresi i bërë në vend
Aktualitet

“PE miratoi Rezolutën për Shqipërinë”, Spiropali: Vlerësohet progresi i bërë në vend

9 Korrik, 2025 12:32 pm
Kronikë

“E hodhën me makinë në liqen, trupi…”, detaje tronditëse për ngjarjen e Matit

9 Korrik, 2025 12:22 pm
Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë! Familja zgjerohet me një djalë
-Jetë dhe Stil

Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë! Familja zgjerohet me një djalë

9 Korrik, 2025 12:18 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon edhe përpjekja e 44-t për ta bërë Kosovën me Kuvend të ri

9 Korrik, 2025 12:03 pm
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
Aktualitet

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë

9 Korrik, 2025 11:52 am
Para
Babai e rrëmbeu pas divorcit dhe e qethi mos ta njihnin, vajza e vogël bashkohet me nënën

Babai e rrëmbeu pas divorcit dhe e qethi mos ta njihnin, vajza e vogël bashkohet me nënën

Tentoi të mbysë motrën e tij 15-vjeçare, ish-lojtari i Interit arrestohet në Paris

Tentoi të mbysë motrën e tij 15-vjeçare, ish-lojtari i Interit arrestohet në Paris

Takimi me Lajçak e Escobar nisi 30 minuta me vonesë, Kurti ishte në stadium për ndeshjen

Takimi me Lajçak e Escobar nisi 30 minuta me vonesë, Kurti ishte në stadium për ndeshjen

TE FUNDIT

Trafikonin shtetase nga Kolumbia dhe Panamaja për prostitucion/1 në pranga, tjetri..

(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
9 Korrik, 2025

Trafikonin shtetase të huaja me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion, arrestohet një 20-vjeçar. Policia po punon për identifikimin dhe...

Lexo më shumë

Vriten 40 palestinezë në Gazë, teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim

Vriten 40 palestinezë në Gazë, teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim
9 Korrik, 2025

Të paktën 40 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, thanë zyrtarë spitalorë, të mërkurën, teksa...

Lexo më shumë

Bachelor në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit/Policia: 150 kuota pranimi, kriteret..

Bachelor në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit/Policia: 150 kuota pranimi, kriteret..
9 Korrik, 2025

Policia e Shtetit fton maturantët të aplikojnë për studimet “Bachelor” në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, në Akademinë e Sigurisë....

Lexo më shumë

“Asnjë pëllëmbë s’është tokë e xanun!”/Shembjet në Theth, Berisha: Krim i shëmtuar!

“Asnjë pëllëmbë s’është tokë e xanun!”/Shembjet në Theth, Berisha: Krim i shëmtuar!
9 Korrik, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar sot aksionin e IKMT-së në Theth për shembjen e kabinave, të cilat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com