Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të vërtetat dhe mitet mbi ISIS, kush është realisht?

2015/11/22 at 7:16 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Të vërtetat dhe mitet mbi ISIS, kush është realisht?

Teksti i mëposhtëm është nxjerr nga vepra “Perandoria e frikës: Brenda Shtetit Islamik”, e autorit Andrew Hosken

1. ISIS-i është një organizatë e re terroriste, e cila është rritur me shpejtësi dhe u njoh në vitin 2014.

Nuk është e vërtetë. Grupi terrorist i ka rrënjët në vitin 2001, kur njihej si “Taëid al Jihad”, madje edhe më herë, kur baballarët e xhihadistëve të ISIS-it të sotëm luftonin në Afganistan krah talebanëve. Që në atë kohë, grupi ka ndërruar emrin të paktën pesë herë.

2. Shpallja e kalifatit në korrik në zonën e Lindjes së Mesme ishte e paprecedent.

Nuk është e vërtetë. Grupi fillimit u vetëdeklarua si Shteti Islamik i Irakut, në vitin 2006. Lideri në atë kohë ishte Abu Omar al Baghdadi, i cili e shpalli veten kalif dhe pretendonte se kishte lidhje gjaku me profetin Muhamed.

3. Kalifi i sotëm, Abu Bakr al Baghdadi, u radikalizua pasi u burgos nga SHBA-të në vitin 2003 dhe iu përkushtua terrorit pas lirimit.

Në fakt, ka prova që shtohen gjithnjë e më shumë, sipas të cilave Baghdadi ishte një terrorist në kohën kur u burgos nga amerikanët dhe mund të ketë luftuar në Afganistan. Mendohet se ai ka jetuar në të njëjtën shtëpi me liderin e parë të grupit, Abu Musab al Zarqawi. Ndryshe nga sa raportohet, Baghdadi nuk ka qëndruar në burgun e Bucca-s për pesë vjet. Ai është mbajtur në qeli nga janari deri në dhjetor të vitit 2004, kur u lirua nga amerikanët.

4. Drejtuesit e grupit janë ekstremistë fanatikë të islamit

Një tjetër përshtypje e gabuar. Ndikimi i ish-oficerëve të ushtrisë së Sadam Husseinit është i madh. Të paktën 12 prej liderëve të grupit kanë qenë oficerë të kësaj ushtrie. ISIS-i është një kombinim mes organizatës terroriste dhe ushtarakëve me eksperiencë në terror.

5. Është një organizatë kaotike dhe e dhunshme

Nuk diskutohet që është e dhunshme, por kjo është pjesë e metodave të saj. Grupi i referohet një libri me 280 faqe “Menaxhimi i egërsisë”, një manual që përshkruan me detaje si mund të ngrihet dhe mbahet një shtet islamik duke përdorur dhunën ekstreme.

ISIS-i ka burokracinë e vet, me një këshill menaxhimi që quhet Shura, një kabinet lufte dhe disa komitete. Ka guvernatorë për territoret që ka nën kontroll, madje dhe për ato që do të fusë në dorë, si Arabia Saudite.

Ka ministri si ajo e kamikazëve dhe disa komitete që merren me administrimin e çështjeve si shëndeti, burgjet dhe gjykatat. Në vitet 2012 dhe 2013, ata kanë përpiluar edhe raportet vjetore mbi sulmet me bomba dhe shënjestrat e goditura. P.sh. gjatë vitit 2013, ata thonë se kanë kryer 1 083 vrasje.

6. Është krijuar nga Al Kaeda

Është fakt që ISIS-i ka qenë i ndarë nga Al Kaeda që në ditët e para të krijimit. Lideri i parë, Abu Musab al Zarqawi, dhe Osama bin Laden nuk merreshin vesh mirë me njëri-tjetrin. Për rreth dy vjet, grupi njihej si “Al Kaeda” në Irak (AQI), por kjo periudhë është njohur si “martesë për përfitim”. Gjatë kohës së marrëdhënieve të tendosura, “Al Kaeda” shpesh e ka kritikuar grupin që më vonë do të bëhej ISIS për vrasjen e myslimanëve shiitë dhe prerjen e kokave të perëndimorëve. “Al Kaeda” e ka akuzuar shpesh grupin se “po e dëmton xhihadin”. Në vitin 2006, marrëdhënia mes dy grupeve përfundoi me deklarimin e Shtetit Islamik të Irakut.

7. ISIS-i është një armik i ri për Perëndimin

Krejt e gabuar. Në fakt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në luftë me të që nga viti 2003, pra për 12 vjet. Një kohë kjo trefish më e gjatë se lufta e SHBA-ve kundër Japonisë dhe Gjermanisë naziste. /Shekulli/

Ju sugjerojmë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Para
Sërish panik në stacionin verior të Parisit 

Sërish panik në stacionin verior të Parisit 

31 vjeçarja 6 muaj shtatzënë, trafikante dhe përdoruese droge 

31 vjeçarja 6 muaj shtatzënë, trafikante dhe përdoruese droge 

VIDEO/ Meha dhe Gjimshiti, gola për kampionatin turk dhe zviceran

VIDEO/ Meha dhe Gjimshiti, gola për kampionatin turk dhe zviceran

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
6 Qershor, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme pranë qendrës historike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri...

Lexo më shumë

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
6 Qershor, 2025

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata...

Lexo më shumë

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
6 Qershor, 2025

Sherri online mes Donald Trump dhe Elon Musk ka shkaktuar reagime të shumta të rivalëve politikë të dyshes. Ish-presidenti rus,...

Lexo më shumë

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
6 Qershor, 2025

Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi Uashingtoni ka sanksionuar katër gjyqtarë të këtij institucioni. Sllovenia ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com