Tensionet janë rikthyer në veri të Kosovës, pasi persona të armatosur dhe të maskuar kanë bllokuar rrugët në Rudarë, komuna e Zveçanit, si dhe në Leposaviq. Në një dalje për mediat ku njoftoi shtyrjen e zgjedhjeve për në Prill, Presidentja Vjosa Osmani tha se këto grupe marrin urdhra nga Vuçiç dhe kërkojnë destabilizimin e Kosovës.
“Në veri bandat kriminale të udhëhequra nga lideri i tyre politik Vucic nga i cili marrin urdhra, kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës. Edhe në këtë sfidë do të dalim fitimtar”, ka thënë Osmani./Opinion.al