Pas ndërhyrjes së policisë ish-kryeministri Sali Berisha është larguar nga selia e PD i shoqëruar nga truprojat e tij.
Tashmë situata është qetësuar para selisë së PD, ndërkohë që forca të shumta policore kanë rrethuar godinën.
Ish-kryeministri Berisha është gjatë gjithë kohës i shoqëruar nga mbështetësit e tij. Turma tashmë është zhvendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.