Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të tmerrshmit e Shkodrës/ Hoxha: Si u kap grupi “Bajri” vrasjet e dyshuara

2018/09/22 at 1:10 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 6 min
A A

Familja “Bajri” njihet mirë në Shkodër sepse ka vepruar prej dy dekadash. Ata akuzohen për krime brenda vendit dhe trafik droge jashtë vendit. Pak orë pasi Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftuan se janë arrestuar 11 persona që vepronin si grup i strukturuar kriminal, gazetari investigativ Artan Hoxha tregon disa detaje interesante. Ai thotë se personi kryesor Enver Bajri nuk është arrestuar. Po kaq ai tregoi akuzat që rendojnë mbi këtë grup kriminal.Ndër të tjera dyshohen për vrasjen e 16 vjecares, Fabiola Bajri në 2002, e cila ka qenë gruaja e Behar Bajrit. Fabiola Bajri është raportuar si e vetevrare, ka thënë gazetari Hoxha, ndërkohë që ende nuk dihen provat e reja që ka gjetur prokuroria për këtë dosje. Më poshtë intervista që ka thënë Artan Hoxha për Report TV.


Pyetje: Operacioni në Tiranë, Shkodër, Roterdam dhe Bruksel, çfarë ndodhi dje?

Artan Hoxha: Operacion ndërkombëtar, hetim i kryer nga prokuroria por edhe autoritetet belge dhe holandeze. U asistua policia nga autoritetet belge dhe gjermane. Kemi një aksion që dje ka patur veprime konkrete në disa zona të Shkodrës, Tiranë, Roterdam dhe Bruksel. Nuk dihet ende kush janë të shoqëruar, e kush të arrestuar. Dje u arrestuan 7 persona, më 6 shtator u arrestuan 4 persona pas vrasjeve në Shkodër, që kulmuan me vrasjen e biznesmenit Arjan Ferracaku. Në pamje të parë kemi të bëjmë me një operacion të suksesshëm, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare. Nga renditja që ka bërë policia e Shtetit personave të arrestuar, emri i parë dhe më i rëndësishëm është Behar Bajri. Behar Bajri deri para disa ditësh ka qenë në Shkodër, se di pse u arrestua jashtë vendit. Të gjithë ndalimet janë bërë me vendim të Gjykatës për Krimet e Rënda. Ndoshta më 6 shtator s’kanë qenë gati këto urdhër-arreste. Behar Bajri, Ilir Rustemi (Bajri) është vëllai i Safet Rustemit (Bajri). Pas 3 seancave shumë të zjarrta në Belgjikë, Safet Rustemi (Bajri) u kthye në Shqipëri nga një gabim i gjykatave belge, që e kishte depërtuar nga vendi. Ndërkohë pjesa tjetër e të ndaluarve, Astmer Bilali është në arrest shtëpie. Ndërkohë 3 të tjerët, Ilir Rustemi, Erogen Brajoviç nuk figuron në listë dhe Emrah Plaku, janë nën masë sigurie arrest me burg 30 ditë. Nuk e di nëse me masat e reja janë përfshirë edhe këta.

Si u arrestuan anëtarët e grupit të Bajrajve?

Artan Hoxha: Janë përdorur metoda speciale, përgjim, dronë, janë përgjuar telefonat. Edhe operacioni i datës 5 shtator që pamjet e para që dolën nga operacioni i RENEA-s, dolën nga një lokal në lagjen Dobraç në Shkodër, ku jeton familja Bajri. Policia u kujdes që pamjet të dilnin aty. Gjatë aksionit të djeshëm, ndërhyrja në Tiranë është bërë në një zonë pranë Xhamllikut, në një bilardo. Aty janë ndaluar Safet Rustemi dhe 2 të tjerë, pjesa tjetër është bërë në Shkodër. Në Shkodër janë arrestuar Ismet Idrizi, dhe të tjerët. Mënyra si do të vijojnë hetimet është e rëndësishme. Ai që cilësohet si drejtuesi kryesor i grupit nuk është Safet Bajri. Unë kam dosjen hetimore të prokurorisë belge dhe personi tjetër është Enver Bajri, që është kryesori dhe nuk është ndaluar. Po të shohësh vendimet e policisë dhe prokurorisë, nuk i ka bërë RENEA aksionet. Janë disa detaje që do të dalin, në informacionin që kam unë, edhe skuadra operacionale janë identike. Dallimi është që kemi të bëjmë me një skuadër civile që nuk identifikohet. Skuadra operacionale ndërhyn kur nuk duhet rënë në sy, kjo skuadër grumbullon informacion dhe gjurmon, në dallim nga RENEA.

Sa kohë kishte që lëvizte Safet Bajri në Tiranë?

Artan Hoxha: Një pjesë e këtyre personave që pas datës 6 shtator kanë lëvizur nga qyteti i Shkodrës. Sigurisht, në intervistën që unë i mora, ai tha se priste që të vinte dosja nga autoritetet belge. Në Lushnje dhe Elbasan, janë arrestuar disa persona. Në akuzat që janë bërë janë një mori akuzash.

Këtu të ndalemi, ka një sërë akuzash nga vrasja tek trukimi i ndeshjeve. Janë akuzat e autoriteteve shqiptare këto?

Artan Hoxha: Po, sepse autoritetet shqiptare nuk kanë marrëveshje ekstradimi. Se di si do të funksionojnë për Behar Bajrin. Të dyja prokuroritë që kanë hetuar do të shkëmbejnë informacion mes tyre. Numri i madh i akuzave, të kemi parasysh se jemi në momentin e ndalimit, më vonë mund të bien ose mund të shtohen. Çdonjeri që kapet me armë, ka një akuzë të tillë. Në 5 shtator, RENEA sekuestroi 4 automjete të blinduara, 4 në Kiras e 2 në Dobraç. Për mënyrën si ata funksionojnë, kjo është normale. Dhe Safet Bajri është kapur me armë. Hetimet janë bërë nga prokurori Blerim Tominaj, një prokuror i vjetër. Më ranë në sy dy çështje: Vrasje të ndodhura në Shkodër, 7 shkurt 2001 dhe 20 qershor 2002. Kam hyrë në arkiv. Ngjarja e vitit 2001 bëhet fjalë për vrasjen e vitit 2001 në Tiranë ku u vra Arben Tuzi në Vasil Shanto, hetimet për këtë ngjarje janë zhvilluar më vonë. Pas 17 vitesh është rihapur kjo dosje, në atë kohë Behar Bajri ka qenë 20 vjeç. Edhe Ilir Bajri ka qenë shumë i ri.

Më 20 qershor 2002 është vrarë Fabiola Bajri, 16 vjeç. Në fakt, ka patur një hetim. Ajo ka qenë gruaja e Behar Bajrit, në atë kohë është dalë në përfundim se ka qenë vetëvrasje. Nuk dihet se cila ka qenë prova e re. Këto janë dy ngjarjet më të rënda dhe janë të vjetra në kohë. Janë ngjarje të mbyllura dhe të rihapura. Për rastet e tjera nuk është dhënë informacion cilat kanë qenë konkretisht.

Më poshtë renditen gjithë krimet e faktuara dhe krimet e dyshuara të familjes kriminale “Bajri”

(kjo listë është botuar në vitin 2016 nga gazeta “Panorama”)

Me datë 28.01.2000 në fshatin Dobraç ka vrarë me armë zjarri shtetasin Petrit Demiri, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër. Për këtë vepër venale Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër e ka dënuar vetëm me dy vjet burgim. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendim të datës 27 shkurt 2007 e ka dënuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2(dy) milion lekë gjobë për kryerjen e veprës penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Ngjarja për të cilën shtetasi Behar Bajri është deklaruar fajtor ka ndodhur me datën 12 shtator të vitit 2005, në qytetin e Shkodrës, ku ky shtetas përmes gjobvënies, ka kërkuar që të përfitojë pa të drejtë shumën prej 5 milionë lekësh të reja nga një banor i qytetit të Shkodrës. Këtë krim Behar Bajri (Rustemi) e ka kryer në bashkëpunim me kushëririn e tij Sead Rustemi.

Me datë 18.08.2006 shtetasi Behar Bajri është akuzuar për përdhunimin e dy vajzave të mitura, krim të cilin e ka kryer në bashkëpunim me një tjetër person. Për këtë ngjarje Gjykata e rrethit Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën e “heqjes së paligjshme të lirisë në bashkëpunim”, marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.

Me datë 14.01.1999 në lagjen Dobraç të qytetit të Shkdrës Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes me armë ndaj dy qytetarëve nga Berati, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Kamion me targë të Vlorës.

Me datë 14.01.1999 në lagjen “Vojo Kushi”, janë vrarë me armë zjarri vëllezërit Osman e Artur Alibali. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj. Kjo vrasje është kryer menjëherë mbas vjedhjes me armë të kryer ndaj dy shtetasve nga Berati.

Me datë 15.02.2001 në lagjen Vasil Shanto të qytetit të Shkodrës është vrarë me armë zjarri shtetasi Arben Tuzi, vjeç 39 nga Shkodra. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri dhe Ilir Bajri.

Me datë 21.03.1999 Behar Bajri në bashkëpunim me shtetasin Ilir Bajri kanë tentuar të kryejnë vjedhje me armë ndaj Arben Tuzit dhe vëllait të tij. Nga shkëmbimi i zjarrit të dy palët kanë plagosur njëri-tjetrin.

Me datë 26.06.2002 në banesën e Behar Bajrit është gjetur e vrarë bashkëshortja e tij Fabiola Bajri, 16 vjeçe. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se në këtë rast ishte vrasje dhe jo vetëvrasje siç deklaruan familjarët. Autor i dyshuar i kësaj vrasje është Behar Bajri.

Ndërsa i arrestuari tjetër, Ilir Bajri akuzohet se në 4 gushtit të vitit 2006, ka vrarë Pal Kosterin, pranë banesës së tij, në fshatin Stom-Golem, pak metra larg Urës së Bardhajve. Vrasja pati ndodhur pas një konflikti të dy autorëve me dy nga djemtë e viktimës, që janë pronarë të një lokali në Velipojë.

Autori kishte frekuentuar lokalin në Velipojë dhe në gjendje të pirë ka shkaktuar trazira në të. Kjo ka bërë që pronarët, djemtë e viktimës t’i kërkojnë Bajrit të mos vinte më në lokalin e tyre, pasi po u largoheshin klientët. Nga kjo, autori është ndjerë i fyer dhe ka shkuar në Shkodër, tek shtëpia e Pal Kosterit dhe pasi e ka thirrur atë të dalë jashtë, e ka qëlluar me armë. Bashkëshortja e viktimës i ka identifikuar autorët, të cilët i njihte dhe më parë.

Etiketa: arerstimebajrifamiljamafiozeshkoder


Ju sugjerojmë

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Aktualitet

Urgjenca/ mbi 110 mijë thirrje për ndihmë mjekësore!Numri i vizitave në banesë dhe..

2 Gusht, 2025 5:19 pm
Tiranë/ Zjarr afër një karburanti në Yzberisht, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Tiranë/ Zjarr afër një karburanti në Yzberisht, tymi mbulon zonën

2 Gusht, 2025 5:03 pm
Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake
Aktualitet

Durrësi, i rezervuar deri në shtator/ Turoperatorët: Fluks i lartë pushuesish

2 Gusht, 2025 4:56 pm
Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria – cili shtet anëtarësohet i pari në BE?
Aktualitet

Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria – cili shtet anëtarësohet i pari në BE?

2 Gusht, 2025 4:46 pm
Himarë/ 83 plazhe publike, vendosen edhe çadra falas për pushuesit
Aktualitet

Himarë/ 83 plazhe publike, vendosen edhe çadra falas për pushuesit

2 Gusht, 2025 12:21 pm
Rama: Do hiqet çdo lloj platforme që zapton hapësirat publike
Aktualitet

Rama: Do hiqet çdo lloj platforme që zapton hapësirat publike

2 Gusht, 2025 11:56 am
Marrëveshja mes PS dhe PD së Berishës, ambasada e SHBA: Inkurajojmë normalitetin në Parlament
Aktualitet

Ambasada e SHBA ndan njoftimin për vizat: Qëndrimi përtej afatit mund të ndikojë…

2 Gusht, 2025 11:42 am
Rruga e Dukagjinit, Rama: Lidh Shkodrën me Gjakovën
Aktualitet

Rruga e Dukagjinit, Rama: Lidh Shkodrën me Gjakovën

2 Gusht, 2025 11:25 am
Qafë Thanë, udhëtarët nga Maqedonia e Veriut presin në radhë për të hyrë në Shqipëri
Aktualitet

Qafë Thanë, udhëtarët nga Maqedonia e Veriut presin në radhë për të hyrë në Shqipëri

2 Gusht, 2025 11:22 am
Drafti i Kodit të Ri penal/ 3 vite burg nëse braktisë ose keqtrajton kafshët
Aktualitet

Drafti i Kodit të Ri penal/ 3 vite burg nëse braktisë ose keqtrajton kafshët

2 Gusht, 2025 10:34 am
Para
LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë në Shtëpinë e Bardhë

Grusht shteti në Shtëpinë e Bardhë?

Dafina Zeqirin apo Elvana Gjatën, ja cilën zgjedh Adrola Dushi

Dafina Zeqirin apo Elvana Gjatën, ja cilën zgjedh Adrola Dushi

Ja çfarë i lidh Oriola Marashin dhe Kejvina Kthellën

Ja çfarë i lidh Oriola Marashin dhe Kejvina Kthellën
















TE FUNDIT

Urgjenca/ mbi 110 mijë thirrje për ndihmë mjekësore!Numri i vizitave në banesë dhe..

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
2 Gusht, 2025

Gjatë muajve të verës shërbimi i urgjencës ka qenë në vijën e parë të ndihmës mjekësore për qytetarët dhe turistët....

Lexo më shumë

Tiranë/ Zjarr afër një karburanti në Yzberisht, tymi mbulon zonën

Tiranë/ Zjarr afër një karburanti në Yzberisht, tymi mbulon zonën
2 Gusht, 2025

Pasditen e sotme një zjarr ka rënë pranë një karburanti në zonën e Yberishtit në Tiranë. Nga raportimet e para...

Lexo më shumë

Durrësi, i rezervuar deri në shtator/ Turoperatorët: Fluks i lartë pushuesish

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake
2 Gusht, 2025

Vendi ndodhet në pikun e sezonit turistik, duke bërë që gushti të sjellë fluks turistësh në Durrës. Hotelet janë të...

Lexo më shumë

Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria – cili shtet anëtarësohet i pari në BE?

Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria – cili shtet anëtarësohet i pari në BE?
2 Gusht, 2025

Në parashikimet se cili do të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, bastin mendojnë se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com