Të tjera lëkundje tërmeti kanë tronditur kryeqytetin.
Sipas të dhënave nga Instituti Europian i Sizmologjisë tërmeti ka qenë më magnitudë 3.3 ballë dhe një thellësi prej 25 kilometrash.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 9 km në perëndim të Fushë-Krujës.
Gjatë ditës së sotme, janë regjistruar dhe tre lëkundje të tjera. Tërmeti më i fortë ka qenë 7 kilometra në veri-lindje në Hamallaj të Durrësit, me magnitudë 3.8 ballë./Opinion.al