Sërish të tjera lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë e Durrës. Dy tërmetët kanë qenë më magnitudë 4 ballë dhe 3.7 ballë.
Kjo ka sjellë që qytetarët në Tiranë të lënë sërish shtëpitë dhe të dalin në rrugë. Këto foto janë shkrepur në Sheshin Skënderbej.
Prej orës 03:54 të mëngjesit të së martës kur u godit nga një tërmet i fuqishëm 6.4 ballë me intensitet të ndjeshmërisë 8 ballë dhe që zgjati deri në 30 sekonda, raportohen 20 të vdekur në Thumanë, Durrës, në zonën e ish-Kënetës dhe Lezhë.
Janë rreth 600 të lënduar që kanë marrë trajtim në spital si pasojë e dëmtimeve nga lëkundjes e fuqishme sizmike të mëngjesit që vazhdojnë ende me pasgoditje të njëpasnjëshme./ Opinion.al