Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Të shtohen testet”Ademi-Ramës: Ti e di që një person vdiq nga neglizhenca

2020/04/06 at 5:14 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Të shtohen testet”Ademi-Ramës: Ti e di që një person vdiq nga neglizhenca

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës,  Voltana Ademi ka akuzuar kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj se po përpiqen të sulmojnë qytetarët e Shkodrës për të fshehur menaxhimin e keq të situatës së koronavirusit.


Në një deklaratë për mediat, Ademi tha se “një person, të shtunën, ka humbur jetën në Spitalin e Shkodrës, pa mundur as të dërgohet në Tiranë për shkak të neglizhencës, duke ngjallur panik dhe pasiguri tek stafet mjekësore e pacientët e spitalit”.

Sipas saj qytetarët e Shkodrës “nuk kanë marrë asnjë pagesë nga fondi i deklaruar për situatën e Fatkeqësisë Natyrore, u është shkurtuar numri i familjeve me ndihmë ekonomike, iu dha vetëm një muaj ndërsa iu premtuan dy muaj pagesë dhe u janë sjellë deri tani 200 pako ndihmë ushqimore për 250 mijë banorë”.

Adei bëri thirrje gjithashtu për shtimin e numrit të testimeve dhe respektimin e rregullave nga ana e qytetarëve.

Fjala e plotë e kryetares të Bashkisë Shkodër Voltana Ademi:

Të dashur bashkëqytetarët!

Sot Edi Rama dërgoi në Shkodër gjeneralin pa spaleta që ka vënë në krye të Ministrisë së Brendshme për të sulmuar shkodranët.

Dështimin e tij edhe në menaxhimin e një situate të rrezikshme dhe që lidhet direkt me jetët e shqiptarëve, Rama po përpiqet t’ua hedhë qytetarëve të Shkodrës.

Është një strategji e ulët e qeverisë, deri në kriminale, të cilën unë e kam denoncuar publikisht prej ditësh.

Kryeministri, përmes ministrit të tij të brendshëm, po mundohet të fshehë dështimin në hetimin epidemiologjik dhe në testimin e qytetarëve, në përballimin e krizës shëndetësore dhe ekonomike.

Është botërisht e ditur se në këtë situatë, as përsa i përket testimit e as hetimit epidemiologjik, e as sistemit shëndetësor, bashkitë nuk kanë asgjë në dorë.

Bashkia e Shkodrës ka bashkëpunuar dhe ka bërë gjithçka që ka në dorë, në mundësitë e kapacitetet e veta, për lehtësimin e barrës së COVID-19 për qytetarët e saj dhe do të vazhdojë ta bëjë atë pa ndërprerje.

Shkodra është një nga qytetet që  me qytetarinë e vet ka bërë dhe po bën përpjekjen e saj për respektimin e masave të distancimit social, pavarësoisht problemeve shumë të mëdha ekonomike.

E pa sot në tregun e Rusit në Shkodër edhe Sandër Lleshaj, i cili e pranoi publikisht se ka më shumë shitës se blerës.

Rama e sejmeni i tij që kishte ardhur me një mision të caktuar politik në Shkodër, e dijnë mirë se janë familje të e familjarë që kanë patur kontakte me të infektuar, e të tjerë që prej ditësh kanë telefonuar numrin 127,  dhe që u është refuzuar testimi.

Ai e di mirë se një person, të shtunën, ka humbur jetën në Spitalin e Shkodrës, pa mundur as të dërgohet në Tiranë për shkak të neglizhencës, duke ngjallur panik dhe pasiguri tek stafet mjekësore e pacientët e spitalit.

Edi Rama e di mirë se shkodranët nuk kanë marrë asnjë pagesë nga fondi i deklaruar për situatën e Fatkeqësisë Natyrore, u është shkurtuar numri i familjeve me ndihmë ekonomike, iu dha vetëm një muaj ndërsa iu premtuan dy muaj pagesë, u janë sjellë deri tani 200 pako ndihmë ushqimore për 250 mijë banorë.

Shkodranët e panë me sytë e tyre se, me urdhër politik, Këshilli Bashkiak monist, nuk miratoi paketën e lehtësive financiare të propozuara nga ana ime.

Prandaj, iu bëj thirrje publike të mos përdorë ministrin e tij të brendshëm për të sulmuar qytetarët e Shkodrës.

Nëse qytetarët në Shkodër nuk do të respektonin masat kufizuese ashtu siç u përpoq sot ta faturonte Rama edhe Lleshaj, atëherë kryeministri dhe i gjithë shteti nuk do të merreshin tre ditë me Tregun e Kombinatit në Tiranë.  Nuk ka nevojë që Rama të shpikë ndonjë armik tjetër. Për Shkodrën, shkodranët e shqiptarët armiku i vetëm është i mjaftueshëm COVID-19. Siç e kam kërkuar disa herë, edhe sot kërkoj që të rritet numri i testeve për qytetarët, për të identifikuar dhe shkëputur zinxhirin e infeksionit në Shkodër. Po kaq emergjente është edhe mbështetja financiare dhe ushqimore, pasi qytetarët janë në vështirësi të sigurimit të bukës së përditshme.

Kam ofruar dhe ofroj edhe sot të gjithë bashkëpunimin për tejkalimin me sa më pak probleme të situatës së rëndë të pandemisë, edhe pse deri sot gjithçka ka rënë në veshin e shurdhër të qeverisë.

Te dashur bashkëqytetar,

Bëj thirrje që të respektohen të gjitha kufiizimet e vendosura, që të  dëgjohet zëri i mjekëve dhe i profesionistëve, të bëjmë të gjithë bashkë që këtë situatë, që ta kalojmë pa pasoja për Shkodrën dhe gjithe Shqipërinë.

Për qeverinë e përsëris një lutje:

T’i vijë në ndihmë qytetarëve të Shkodres. Të mundësojë testimin e  cilido që ka patur kontakte me personat e infektuar apo që raporton simptoma të ngjashme me Covid – 19, të bashkëpunojë me institucionet lokale për të përballuar pasojat e kësaj krize dhe të mbështesë qytetarët në nevojë dhe biznesin e  Shkodrës. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD mbledh kryesinë, “përjashtohen” deputetët që nuk u rizgjodhën në 11 Maj

10 Shtator, 2025 1:10 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Seanca e parë paraprake ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, caktohet data

10 Shtator, 2025 12:53 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Plagosje me thikë në Tiranë, 29-vjeçari godet vëllezërit e tij

10 Shtator, 2025 12:12 pm
Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, Moska: Nuk ka prova që janë dronë rusë
Bota

Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, Moska: Nuk ka prova që janë dronë rusë

10 Shtator, 2025 11:33 am
Kryeministri polak: Hapësira ajrore e NATO-s u shkel nga dronët rusë, ishte provokim
Bota

Kryeministri polak: Hapësira ajrore e NATO-s u shkel nga dronët rusë, ishte provokim

10 Shtator, 2025 11:14 am
Rusia sulmoi me 415 dronë dhe 42 raketa, 8 prej tyre prekën territorin polak
Bota

Rusia sulmoi me 415 dronë dhe 42 raketa, 8 prej tyre prekën territorin polak

10 Shtator, 2025 11:10 am
I mori 8000 euro klientit, SPAK cakton “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu
Kronikë

I mori 8000 euro klientit, SPAK cakton “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu

10 Shtator, 2025 10:06 am
Erdogan do të marrë pjesë në samitin e tetorit në Rusi
Bota

Erdogan: Jemi me Katarin deri në fund, Izraeli nuk do paqe

10 Shtator, 2025 9:58 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Ndërtoi 8 objekte pa leje, arrestohet me urdhër të Prokurorisë së Kukësit një person

10 Shtator, 2025 9:48 am
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD mbledh kryesinë, diskutohet në do të ketë aksion në Parlament

10 Shtator, 2025 8:58 am
Para
Pep Guardiola humb personin e zemrës nga koronavirusi

Pep Guardiola humb personin e zemrës nga koronavirusi

Ambasadorja e SHBA-së tregon tre prioritetet për Shqipërinë

Yuri Kim flet me Metën, Ramën dhe Bashën: Nuk është koha për politikë

Basha publikon propozimet e PD për koronavirusin

Basha i përgjigjet Yuri Kim: PD insiston për testim, jo retorika politike
















TE FUNDIT

PD mbledh kryesinë, “përjashtohen” deputetët që nuk u rizgjodhën në 11 Maj

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
10 Shtator, 2025

Dy ditë para mbledhjes së parë të Parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Partia Demokratike ka...

Lexo më shumë

Seanca e parë paraprake ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, caktohet data

Auto-Skicë
10 Shtator, 2025

Gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka, ka caktuar seancën e parë paraprake ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Seanca e parë...

Lexo më shumë

Plagosje me thikë në Tiranë, 29-vjeçari godet vëllezërit e tij

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
10 Shtator, 2025

Një plagosje me thikë ndodhi këtë paradite në Tiranë, ku raportohet se një 29-vjeçari goditi dy vëllezërit e tij. Plagosi...

Lexo më shumë

Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, Moska: Nuk ka prova që janë dronë rusë

Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, Moska: Nuk ka prova që janë dronë rusë
10 Shtator, 2025

Kryeministri polak Donald Tusk thotë se Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, duke kërkuar konsultime zyrtare brenda aleancës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com