Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Salo Halili” dhe sipas policisë nga të shtënat mbeti i plagosur 24-vjeçari J.Osmani.
Sipas policisë, shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë një konflikt i çastit.
“Rreth orës 16:00, në lagjen Salo Halili, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur në kofshë me armë zjarri pistoletë shtetasi J. O., 24 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, tha policia.