Të shtëna me armë zjarri u raportuan sot në Radhimë të Vlorës. Policia e Vlorës informoi se ngjarja ndodhi mesditën e të hënës në afërsi të zonës së plazhit.
Mësohet se ka ndodhur një konflikt mes dy vëllezërve Beniamin dhe Edison Kondi, të cilët janë pronarë të një plazhi në atë zonë. Ndërsa dyshohet se sherri ka nisur për administrimin e plazhit.
Sipas policisë, konflikti ka degraduar kur Edison Kondi ka nxjerrë armën dhe ka shtënë në drejtim të vëllait të tij, Beniamini.
Për fat, ky i fundit i ka shpëtuar plumbave. Ndërsa policia tha se kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë krehjen e zonës për të kapur autorin e kësaj ngjarje.