Kronikë

Të shtënat me armë në Tiranë,4 persona u përfshinë në konflikt në lokal…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:35 - 29/03/21 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me të shtënat me armë që u regjistruan mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Naim Frashëri”, në afërsi të një lokali, ku janë përfshirë në një konflikt katër persona, të cilët ende nuk janë identifikuar nga autoritetet.

Gjatë konfliktit, njëri nga personat ka nxjerrë armën duke qëlluar në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotëtë rrethanave të ngjarjes dhe arrestimin e personit që përdori armën.

Njoftimi i Policisë

Më datë 29.03.2021, në rrugën “Naim Frashëri”, në afërsi të një lokali aty pranë,  si pasojë e një konflikti të çastit midis 4 shtetasve ende të paidentifikuar, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.

Nga verifikimet e Policisë nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin e personave të përfshirë në konflikt dhe kapjen e personit që qëlloi me armë zjarri./ Opinion.al

Pas