Të shtënat me armë tronditën sot qytetin e Shkodrës. Rreth orës 11:00, dy persona me motor hapën zjarr në tregun e njohur të lagjes Rus. Në fillim u raportua se nje person ka shkuar i plagosur në spital. Disa minuta më vonë u mësua se nga ngjarja e rëndë, ka një viktime dhe një të plagosur. Paraprakisht thuhet se i vdekur ka mbetur 31 vjecari Fatos Ferracaku dhe i plagosur Fatmir Mehaj.