Të paktën 5 persona u qëlluan me armë gjatë kohës kur po shikonin një ndeshje futbolli në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mes personave që u qëlluan është edhe një grua shtatzënë, e cila u dërgua me urgjencë në spital.
Foshnja është gjallë, bëjnë me dije mediat amerikane, kurse nëna ndodhet në gjendje të rëndë. Mediat amerikane thonë se turma e njerëzve po kalonte në fushën e futbollit përpara se të dëgjoheshin të shtënat me armë.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Asnjë person i dyshuar nuk është shoqëruar nga autoritetet amerikane.