Kronikë

Të shtëna me pistoletë, atentat ndaj 29-vjeçarit në Durrës


               Publikuar në : 13:07 - 15/10/19 |
Al Do

Një 29-vjeçar është qëlluar me armë zjarri teksa ka qenë Brenda automjetit të tij.

Policia njofton se në lagjen numër 4 të Durrësit, rreth orës 00:45 të së martës është qëlluar me pistoletë mjeti tip “Volswagen”.

Makina ka qenë e parkuar dhe brenda saj ndodhej  29-vjeçari me iniciale I.B, banues në Durrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes., identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet u referuan ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. /Opinion.al

Pas