Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri pranë plazhit të Zvërnecit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:34 - 22/07/21 |
Opi Nion

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Vlorë. GSipas news 24  ngjarja ka ndodhur në plazhin e Zvërnecit.

Mësohet se pas një konflikti mes disa personave, L. RR., rreth 42 vjeç ka qëlluar tre herë në ajër.

Nuk raportohet për persona të lënduar ndërkohë efektivët e policisë po krehin zonën për kapjen e 42 vjeçarit si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Njoftimi i policisë:

Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Më datë 22.07.2021, në Zvërnec, Vlorë, shtetasi L. RR., rreth 42 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin e autorit të dyshuar.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për kapjen e 42 vjeçarit si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas