Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në Tiranë. Si pasojë e të shtënave mësohet se 34-vjeçari Ergin Gjoni ka marrë një plumb në këmbë. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës në rrugën rrugën “Karaman Ylli” në Tiranë.
Shkak i ngjarjes është bërë një konflikt i çastit që i lënduari ka pasur me dy vëllezër.
Autorët e kësaj ngjarje janë Klajdi Shanaj, 33 vjeç dhe vëllai i tij Ramandi Shanaj, 25 vjeç. 33-vjeçari është vënë në pranga për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje dhe prishje e qetësisë publike. Për të njëjtat vepra penale është shpallur në kërkim vëllai 25-vjeçar i tij.
Për ngjarjen është shpallur në kërkim edhe një qytetar tjetër, Valter Pershpalaj, për “Moskallzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.
I plagosuri menjëherë pas ngjarjes u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po vijon punën për të dokumentuar në mënyrë të plotë këtë ngjarje kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al