Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, një person i plagosur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:14 - 13/10/21 |
Opi Nion

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në kryeqytet,  tek zona e ‘Ish-parkut të Autobusëve’.

Bëhet me dije nga njoftimi zyrtar i policisë se si pasojë e të shtënave një person ka mbetur i plagosur në këmbë në rrethana ende të paqarta.

Ndërkohë i plagosur ende nuk është identifikuar teksa policia po vijon me krehjen e zonës për kapjen e autorit.

‘Ne sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë  tek ish parku i autobuzave. Shëbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku dyshohet për një person të plagosur në këmbe në rrethana ende të paqarta. Shërbimet e policisë  po krehin zonën, dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.’- njofton policia./Opinion.al

 

Pas