Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në kryeqytet.
Paraprakisht bëhet e ditur se të shtënat janë regjistruar në një lokal në zonën e “Don Boskos”.
Mësohet se për shkak të të shtënave kanë mbetur të plagosur 3 persona dhe ka humbur jetën një tjetër.
Ende nuk ka detaje rreth rrethanave të ngjarjes por bëhet e ditur se të shtënat janë regjistruar në “Don Bosko” në zonën e filandos.
Ndërsa dyshohet se gjithçka ka nisur pas një sherri mes dy grupeve i cili më pas ka degraduar në përdorimin e armëve./Opinion.al