Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Bëhet me dije se pas një konflikti të ndodhur në zonë “21 dhjetori”, një nga persona ka qëlluar me armë në ajër.
Deri më tani, nuk ka informacion për persona të lënduar nga të shtënat me armë. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al