Mbrëmjen e sotme janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në Tiranë. Telefonata e ardhur në numrin e emergjencave civile, ka vënë në lëvizje policinë e cila ka shkuar menjëherë në vendgjarje.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bardhyl”, ku janë gjetur 5 gëzhoja. Mësohet se nuk ka persona të lënduar dhe se janë shoqeruar në komisariat 7 persona. Policia po punon për kapjen e autorit.