Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Sukth.
Dyshohet se nga të shtënat ka humbur jetën një person i identifikuar si Arben Mërkuri (Ismaili), 48 vjeç.
Mërkuri ndërroi jetë pasi u transportua në spital. Policia ka ngritur disa postoblloqe për kapjen e autorit në të gjitha hyrje -daljet kryesore të Durrësit. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.