Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Sipas “News24”, ngjarja ka ndodhur në hyrje të Dobracit, ndërsa paraprakisht raportohet për një person të plagosur.
Mësohet se personi I plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë rrethanave të plagosjes./Opinion.al