Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Paraprakisht mësohet se plagosja e personit ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.
Deri më tani është bërë e ditur se një person është paraqitur në spital me plagë në këmbë. Ai ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Raportohet se i plagosuri është nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes pas raportimeve për të shtëna në lagjen “Perash”, në Shkodër./Opinion.al