Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në lagjen Skënderbeg të Shkodrës.
Mësohet se një nga plumbat ka thyer xhamin e një banese.
Nga informacionet e para dyshohet se në afërsi të zonës të njohur si Penda e lumit Kirit që ndodhet përballë me banesën, është shtënë me armë zjarri. Si pasojë plumbi ka goditur xhamin e dritares duke e thyer.
Bëhet me dije se në momentin e ngjarjes në banesë ndodheshin banorë.
Nga të dhënat paraprake dyshohet të jetë plumb pistolete. Po kryhen hetimet nga ana e policisë e cila ndodhen në vendin e ngjarjes.