Disa persona janë vrarë me armë zjarri ditën e sotme në Roterdam të Holandës.
Mësohet se një person i armatosur raportohet se ka hapur zjarr në një banesë dhe më pas në një qendër mjekësore në qytetin holandez.
Autoritetet holandeze bëjnë me dije se në lidhje me ngjarjen është arrestuar një 32-vjeçar, si i dyshuar.
Sipas informacioneve, 32-vjeçari i armatosur ka qenë i veshur me rroba ushtarake. Ende nuk është e qartë dinamika e plotë e ngjarjes.