Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së mërkurës në Burrel. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në një lokal në qendër të qytetit.
Persona të paidentifikuar qëlluan në drejtim të të plagosurit, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Ai është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Paraprakisht mësohet se atentatorët lëviznin me një automjet.
Aktualisht në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.