Një burrë është vrarë në oborrin e një salle dasmash në Ferizaj, konfirmoi Policia e Kosovës për Radion Evropa e Lirë.
Ndërkohë policia njofton se një zyrtar policor është arrestuar, pasi dyshohet se është autori i vrasjes.
Nga Policia e Kosovës thanë se një burrë u vra në parkingun e një salle dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt.
“Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasjeje është një zyrtar policor i cili është arrestuar”, tha Qazim Reka nga Policia e Kosovës.
Ngjarja, sipas policisë, ndodhi në orën 19:25 .
“Në lidhje me rastin janë informuar Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe Inspektorati Policor”, tha Reza.
Paraprakisht, Reka deklaroi për Radion Evropa e Lirë se dyshimet e para janë që kjo vrasje “nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme”.