Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në zonën e plazhit të Pireut, në Greqi.
Mediat greke raportojnë se si pasojë e kësaj përplasjeje, një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.
Sherri ka ndodhur mes tre kurdëve, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar një person.
Arsyeja e këtij konflikti ende nuk dihet, por autoritet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.