Kryetarit i Haraçinës në Maqedoninë e Veriut ka qenë shënjestër e të shtënave me armë, ku si pasojë e plumbave, kanë mbetur dy persona të plagosur.
Sipas informacioneve të para të marra, të plagosur kanë mbetur nënpunësi i Komunës dhe shoferi i kryetarit të Komunës, raporton Alsat.
Personi që ka kryer sulmin, thuhet të jetë i njohur për Policinë, pasi ka qenë i përfshirë edhe në krime të tjera.