Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të hënë në Bulqizë.
Një sherr mes dy të rinjve ka degraduar në përdorimin e armës. Ngjarja ka ndodhur tek Ura e Serbinit, në Njësinë Administrative Shupenzë.
Sipas policisë, njëri prej të rinjve të përfshirë në konflikt ka qëlluar me armë në ajër.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e sherrit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e konfliktit.