Tre persona janë plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri në Bruksel, mbrëmjen e kësaj mërkure.
Sipas një deklarate, policia ka përjashtuar mundësinë e një sulmi terrorist dhe pista ku po hetohet është ajo e larjes së hesapeve.
“Ne morëm një raport për të shtënat në Avenue de la Toison d’Or rreth orës 19:30,” tha zëdhënësja e policisë Ilse Van de Keere.
“Oficerët tanë u përgjigjën menjëherë në vendngjarje, ku hasën në tre viktima.”
Në momentin që oficerët e policisë mbërritën, autori ishte larguar nga vendi i ngjarjes.