Kronikë

Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, autori në kërkim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:39 - 02/07/20 |
Al Do

Të shtëna me armë janë regjistruar pasditen e sotme në Durrës.

Ngjaja ka ndodhur pranë një hoteli në lagjen numër 13 në zonën e plazhit.

Të shtënat kanë ardhur si rezultat i një konflikti mes disa personash. Policia thotë se “shtetasi A.V dyshohet se ka  qëlluar  në ajër me  armë zjarri.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorit.

Personat e tjerë të përfshirë në ngjarje janë shoqëruar në komisariat. /Opinion.al

Pas