Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në plazhin e Velipojës.
Mësohet se një person ka mbetur i plagosur. Sipas të dhënave të para i plagosuri ka marrë një plagë në pjesën e barkut dhe është transportuar në Spitalin e Shkodrës.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë në plazhin e Velipojës.