Kronikë

Të shtëna me armë në Tiranë, një i plagosur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:05 - 27/05/21 |
Opi Nion

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të enjte në kryeqytet. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, ndërsa i plagosur ka mbetur 20-vjeçari, Reginaldo Kaçorri.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar nga ana e Policisë ndërkohë që 20-vjeçari është transportuar në spital.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka filluar hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi R. K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.  Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar nga ana e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve./Opinion.al

Pas