Dy persona dyshohet të jenë plagosur me armë zjarri në Dobraç të Shkodrës.
Raportohet se të shtëna armësh janë regjistruar pranë stacionit të pompave në zonën e Dobraçit.
Nga të shtënat janë plagosur babë e bir të cilët janë transportuar në spital ndërkohë që njëri prej tyre raportohet në gjendje të rëndë.
Mësohet se në makinë kanë qenë Mentor Hasanaj 39-vjeç dhe Xhelal Hasanaj 74-vjeç. Nuk dihet se cili prej tyre ka qenë shënjestra.
Mentor Hasanaj është shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe.
Ai është qëlluar teksa qarkullonte me makinën e policisë bashkiake.
Dyshohet se dy persona me motor kanë qëlluar në drejtim të tyre për motive ende të paditura. /Opinion.al