Një person ka mbetur i vrarë në Shkodër mbrëmjen e sotme si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
News 24 raporton se ngjarja ka ndodhur brenda një lokali në bulevardin ‘Bujar Bishanaku’.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion se kush është identiteti i viktimës dhe kush fshihet pas ngjarjes.
Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur policia që po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Opinion.al