Kronikë

Të shtëna me armë në Kosovë, dy të plagosur, një prej tyre një 11-vjeçar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:40 - 06/01/23 |
Opi Nion

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë plagosur me armë zjarri, në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, komunë kjo e banuar me shumicë serbe.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rreth orës 15:20 më 6 janar, ndaj dy personave, njëri rreth 11-vjeç dhe tjetri rreth 31-vjeç, është shtënë me armë zjarri nga të dyshuar, të cilët ishin me një automjet në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt.

Sipas policisë, automjeti më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet A.K., 33-vjeç. I dyshuari është shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt.

Policia e Kosovës, gjithashtu ka njoftuar se dy të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe pas marrjes së ndihmës së parë, ata janë dërguar me ambulancë për trajtim mjekësor në Graçanicë.

Sipas informacioneve të policisë, të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Pas