Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të mërkurë në Fushë-Krujë. Mësohet se i plagosur ka mbetur 55-vjeçari Luan Hushi.
Sipas news 24, i plagosuri ka marrë plage në bark dhe është dërguar në spitalin e Traumës.
Ngjarja ka ndodhur në Zgërdhesh të Fushë-Krujës, ndërsa ende nuk dihen rrethanat.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.