Bota

Të shtëna me armë brenda universitetit në Rusi, 5 të vdekur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:04 - 20/09/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Rusi këtë të hënë. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters një student i armatosur hapi zjarr në një universitet në qytetin rus Perm, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur gjashtë të tjerë, thanë autoritetet.

Personi i armatosur u arrestua menjëherë pas incidentit në Universitetin Shtetëror Perm, i vendosur rreth 1,300 kilometra (800 milje) në lindje të Moskës, tha një zëdhënës i universitetit dhe policia.

Pamjet video të mediave lokale nga vendi i ngjarjes tregojnë studentët që u hodhën nga dritaret e katit të parë për të shpëtuar nga të shtënat.

Komiteti Hetues i Rusisë, agjencia që merret me hetimet për krime të rënda tha se personi i armatosur ishte identifikuar si student në universitet.

Rusia ka vendosur kufizime të rrepta sa i takon pronësisë së armëve të zjarrit për civilët, por disa kategori armësh janë në dispozicion për blerje për gjueti, vetëmbrojtje ose sport./Opinion.al

 

Pas