Disa të shtëna pushkësh dhe një granatë e shpërthyer kanë dëmtuar disi ndërtesën në Zubin Potok ku kryeministri serb Vucic do të mbajë sot një fjalim.
Askush nuk është plagosur, por zyrtari më i lartë serb për Kosovën, Marko Gjuriç e ka quajtur ngjarjen një sulm terrorist.
Sigurimi në zonë është ngritur në maksimum dhe ende nuk ka të dhëna nëse Vuçiç do ta anulojë takimin. /Ilyrianews